“Copat e predhave lënduan qytetarët”, flet shqiptari nga Katari

1 Mars 2026 | 21:59

Valentino Moçi është një shqiptar që jeton Katar dhe në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga situata në vend pas sulmeve me raketa. Moçi thekson se ka patur sulme të shumta deri në mëngjes por ato asgjësohen në ajër. Sipas tij të plagosur kanë mbetur disa persona nga copat e predhave.

“Sot situata ka qenë shumë normale. Dje situata ka qenë shumë e ndërlikuar, dje ka pasur thuajse tërë ditën sulme. Sot ka pasur vetëm mëngjes edhe sot, çdo gjë është kthyer në normalitet.

Dje ka pasur sulme nga ora 12 në orën lokale deri në orën 6. Asnjë predhë nuk ka rënë në tokë pasi janë shkatërruar në ajër por që frika ka qenë.

Po ata thonë që është synimi është për bazat amerikane por që asnjëherë nuk dihet. Të lënduar ka pasur po ka pasur të lënduar jo nga predha domethënë ka pasur të lënduar nga copëzat që kanë rënë pasi ato janë shkatërruar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026