Costa: Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të BE-së është e papranueshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar të hënën se është normale që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të mos ndajnë të njëjtin vizion për shumë çështje. Costa ndër të tjera theksoi se kërcënimi i ndërhyrjes në jetën e brendshme politike të Evropës nuk është i pranueshëm.
Sipas tij vizioni i lirisë së fjalës dhe rendit ndërkombëtar është i ndryshëm në BE dhe SHBA.
“Nuk mund të ketë liri fjale pa liri informacioni. Nuk do të kishte liri fjale nëse liria e informacionit e qytetarëve do të sakrifikohej për të mbrojtur tekno-oligarkët në Shtetet e Bashkuara,” tha ai.
Ai shtoi se kërcënimi i ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të Evropës nuk mund të pranohet. Udhëheqësi i Këshillit Evropian shtoi se amerikanët nuk do të vendosin se cilat parti janë të mira dhe cilat janë të këqija në Evropë, vetëm votuesit evropianë do ta vendosin këtë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Netanyahu: Nuk do të largohet nga politika, edhe nëse më falin
- I dënuar për trafik droge në Francë, Prokuroria i kërkon konfiskimin e pasurisë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij