COVID-19 i merr jetën mjekut Bledi Nini

25 Nëntor 2020 | 11:48

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar duke treguar sërish se ndërlikimet shëndetësore që ai shkakton nuk janë për t’u nënvlerësuar.

Mjeku otorinolaringorolog Bledi Nini ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Itali, ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

Kolegë të tij, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), ndanë në rrjetet sociale lajmin e hidhur të humbjes së parakohshme të tij.

I specializuar për trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes, Nini, 48-vjeç, shërbente prej së paku dhjetë vitesh në Departamentin e ORL-Okulistikës në të ashtuquajturin Spital Francez në QSUT.

Ky është rasti i dymbëdhjetë i bërë publik i ndarjes nga jeta të mjekëve nga COVID-19 në Shqipëri.

Më parë kanë humbur jetën Anibal Byberi, Astrit Haziri, Hysni Shkjau, Arian Pushi, Esat Pashaj, Muharrem Xhepexhiu, Sefer Dervishi, Ilirjan Draçit, Eduart Dhamo, Shaqir Shehu dhe Ibrahim Kaziu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026