COVID-19, Kosova numëron mbi 1 100 raste aktive me coronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje në mbrëmje janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 62 raste.
Sipas institutit, shumica e rasteve pozitive janë nga komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste dhe komuna e Gjilanit 3 raste.
Bashkë me rastet e fundit, në Kosovë aktualisht numërohen 1 132 raste aktive me COVID-19. Ndërsa numri i të shëruarve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1 307.
Nga data 8 shkurt deri më 26 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjeje.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania