COVID-19 shkakton fluks pacientësh në Kosovë, mbi 800 të shtruar në spitale

27 Mars 2021 | 18:06

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan me shqetësim të shtunën se situata me pandeminë ka bërë që të paktën 837 persona t’u drejtohen spitaleve.

Sipas një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, 700 nga 837 të shtruarit janë të konfirmuar si të infektuar nga COVID-19.

“137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë,” – u tha në njoftimin e QKUK-së.

Në QKUK aktualisht janë të shtruar 335 pacientë, 10 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Pjesa tjetër prej 502 pacientësh janë në 7 spitalet e përgjithshme rajonale – Prizren (123 pacientë); Pejë (111 pacientë); Gjakovë (88 pacientë); Gjilan (66 pacientë); Ferizaj (59 pacientë); Mitrovicë (33 pacientë) dhe Vushtri (22 pacientë).

Autoritetet raportuan ditën e sotme për 11 viktima të tjera mes pacientëve me COVID-19, teksa 873 persona rezultuan gjithashtu pozitivë.

Prej nisjes së pandemisë në Kosovë janë diagnostikuar 87,067 raste me COVID-19, prej të cilave 82.5% (71,813 raste) janë shëruar, 15.4% (13,424 raste) mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 2.1% (1,830 raste) janë mbyllur me pasojë vdekjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026