COVID afatgjatë tek fëmijët, disa prej tyre vijojnë të vuajnë nga shpërqendrimi e lodhja

1 Prill 2021 | 14:02

Georgina u infektua me COVID-19 në tetor të vitit 2020, por ajo ende po vuan nga simptoma të vazhdueshme. Në janar ajo ndaloi së shkuari në shkollë. 15-vjeçarja vijon të ndjekë mësimin online, por vetëm në pak lëndë.

“Ndihesha e përgjumur, dhembjet e kokës riktheheshin edhe më fort, isha e lodhur gjatë të gjithë ditës, ishte e vështirë për mua të ngrihesha nga krevati, nuk përqendrohesha dot, nuk mund të mësoja, mbeta bosh… unë mësoja shumë, merrja rezultatet të mira. Tani nuk mund të mësoj. Nuk mbaj mend informacionin, nuk e di për çfarë flas, nuk di si të lidh konceptet”, thotë 15-vjeçarja e cila vuan pasojat e COVID.

Georgina është një nga 60 pacientët në Spanjë që po trajtohet në njësinë e parë kushtuar fëmijëve që vuajnë për një kohë të gjatë nga COVID. Shumë prej tyre kanë probleme të ngjashme.

“Ajo çka na shqetëson më shumë nga të gjitha  janë problemet neurospikologjike. Këta fëmijë kanë vështirësi të ndjekim mësimet në shkollë. Disa nuk mund të shkojnë në shkollë, disa ndjekin mësimet online, por të gjithë hasin vështirësi në përqendrim”, thotë Maria Mendez, mjeke.

Babai i Georgina shprehet se vajza e tij nuk është me e njëjta dhe pyet veten se kur do të shërohet.

“Nga një jetë normale, të mos bësh asgjë. Të mos jesh në gjendje të mësosh, të flesh, të socializohesh, të kryesh aktivitet fizik. Për sa kohë do të vijojë kjo situatë? Kur do të zhduken të gjithë këto simptoma? shprehet babai i 15-vjecares,

Këto janë pyetje për të cilat edhe mjekët ende nuk kanë një përgjigje.

“Quhet COVID afatgjatë, sepse nuk e dimë se për sa kohë do të vijojë. Me kalimin e kohës do të mësojmë se cilat do të jenë pasojat mjekësore. Unë besoj se fëmijët do të shërohen plotësisht. Por ka ende shumë përgjigjet, të cilat ne ende nuk i dimë”, shpjegon Antonia Ensenat, shefja e shërbimit neurpsikologjik në Institutin Guttmann

Ndërkohë, në përpjekje për t’i rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur me shëndet të plotë, spitali ofron një trajtim me porosi. Ai përfshin ushtrime fizike dhe të frymëmarrjes dhe ka një fokus të fortë në rehabilitimin neurokognitiv.

Ndërsa fëmijët kanë tendencë të kenë infeksione më të lehta ose nuk shfaqin fare simptoma, mjekët këtu konfirmojnë se ata janë në të njëjtin rrezik me të rriturit që vuajnë nga COVID afatgjatë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026