COVID në ishujt grekë, rastet e infektimit minimale; priten turistët

23 Qershor 2020 | 14:53

Kujdesi shëndetësor ka qenë një sfidë për ishujt grekë. Në mes të pandemisë, kjo sfidë është bërë edhe më e fortë. Gjatë epidemisë, ishulli Naksos regjistroi vetëm 1 rast.

Koordinatori lokal për COVID-19 shprehu besimin tek stafi dhe kapacitetet e spitalit për të menaxhuar situatën.

“Nuk jam i shqetësuar. Ne do të vijojmë punën me më shumë intensitet, pikërisht për shkak të periudhës së verës. Shumë njerëz vijnë në ishull në korrik, gusht dhe shtator. Ata do të vijnë edhe këtë vit, pavarësisht pandemisë dhe ne do të jemi në gatishmëri të plotë”, thotë dr. Vasilis Raptakis, drejtor i spitalit shkencor të Naksos.

Në ishullin e afërt Paros nuk ka pasur raste. Edhe ai është i pajisur me një makinë testimi, që mund të tregojë gjendjen e koronavirusit nga një kampion në më pak se një orë. Në prag të korrikut, kur do të nisë sezoni turistik, kryebashkiaku ndihet optimist.

“Ne kemi pasur zero raste në ishull. Por edhe nëse verifikohen, ne jemi organizuar në mënyrë që të bashkëpunojmë me shtetin dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i menaxhuar rastet me shpejtësi dhe për të ndalur përhapjen”, thotë Markos Kovaios, kryebashkiak i ishullit Paros.

Ndryshe nga Naksos, Parosi nuk ka një spital, por një qendër shëndetësore. Edhe pse e vogël, kapsula presioni, një dhomë izolimi dhe një testues ndodhen aty, kryesisht falë donatorëve privatë. Ajo që mungon është stafi i specializuar.

“Ne, punonjësit e qendrës shëndetësore, po përpiqemi të bëjmë maksimumin gjatë turneve. Mungesa e personalit ka qenë gjithmonë, ndaj koronavirusi nuk na tremb. Kemi mjetet e duhura për t’u marrë me raste më serioze. Nuk kemi frikë nga asgjë”, shprehet Eleftheria Kapsali, doktoreshë në ishullin Paros.

“Prandaj, ajo që mund t’u themi miqve që do të na vizitojnë është që të vijnë në Paros pa frikë. Ata do të shijojnë diellin, detin, ushqimin, peisazhin dhe do ta harrojnë koronavirusin”, thekson Haralambos Malindretos, president i qendrës shëndetësore.

Autoritetet në ishuj synojnë të përdorin një numër hotelesh si karantinë. Pronarët e hoteleve dhe zyrtarët që po negociojnë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme përpara se të vijë 1 korriku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026