Ç’presin rusët| Rizgjedhja e Putin, qytetarët: Asnjë ndryshim, vendi po ecën mirë

19 Mars 2024 | 16:44

Vladimir Putin u rizgjodh për një mandat të pestë me 88% të votave, në një proces zgjedhor që prodhoi pak suspansë pasi figurat e opozitës ishin ndaluar.

Lëvizja ruse për mbrojtjen e votuesve, “Golos”, denoncoi ato që i quajti “anti-standardet e fushatës elektorale”.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se rreth 76 milionë persona votuan për Putin, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

“Nuk presim ndonjë risi. Çdo gjë është mirë. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do vazhdojmë jetën dhe gjërat do të shkojnë mirë”, thotë një grua.

“Ai është lideri ynë, shumica e mbështet dhe operacioni special ushtarak po vazhdon. Ndaj nuk është mirë të ndërrosh kalin në mes të betejës”, shprehet një tjetër.

Pavarësisht përpjekjeve për intimidim nga autoritetet, njerëz në shumë qytete u mblodhën para qendrave të votimit për të bërë thirrje për të bojkotuar procesin, ose për të votuar kundër Putin. Por thirrja nuk pati asnjë efekt.

“Nëse Putin do të kishte njoftuar se kishte fituar 56% të votave, atëherë do të mund të thuhej se turmat e mbledhura para qendrave të votimit dhe votuesit anti-Putin përbënin më pak se gjysmën e votuesve. Por, në përpjekje për t’i asgjësuar ata, rezultati portretizohet sikur nuk ka pasur votime kundër tij dhe as protestues. Në këto kushte, rezultatet janë pa vlerë”, thotë analisti politik Abbas Gallyamov.

Protesta u mbajtën jo vetëm në Rusi, por edhe para misioneve diplomatike ruse në Riga, Paris, Milano, apo Berlin.

Në kryeqytetin gjerman, mes atyre që qëndruan në radhë për të votuar ishte edhe bashkëshortja e Navalnyt, që shkroi emrin e tij në fletën e votimit.

Shumë rusë bënë të njëjtën gjë duke çuar fletët e votimit tek varri i aktivistit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026