Çuçi në Romë: Akademia shqiptare e Sigurisë do të binjakëzohet me akademinë italiane

13 Janar 2023 | 18:11

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare ku është takuar me homologun italian, Matteo Piantedosi.

Çuçi u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje binjakëzimi mes Akademisë së Sigurisë në vendin tonë dhe akademisë italiane të formimit të punonjësve të policisë. Ky zhvillim thekson ministri Çuçi, është një projekt shumë premtues për të rritur profesionalisht trupën tonë policore.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, kontrabandimit të klandestinëve dhe sigurinë kibernetike. E falënderova në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vijueshme e të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e pakthyeshme të integrimit në BE”, shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026