Daçiç: Nuk dihet nëse çështja e Kosovës do jetë në agjendën e Këshillit të Evropës

1 Nëntor 2022 | 16:36

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se nuk është e sigurt nëse çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e takimit të kësaj jave të Komitetit të Ministrave të këtij institucioni.

Në një intervistë për Euronews Serbia, ai vuri në dukje se Irlanda mund ta ngrejë çështjen dhe tha se Beogradi duhet të zhvillojë aktivitete më të forta diplomatike.

“Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim, por ajo kërkesë nuk është aktivizuar derisa Komisioni ta dërgojë për mendim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Javët e fundit procesi është përshpejtuar sepse kjo është seanca e fundit që Irlanda do të kryesojë dhe Irlanda thuhet se u ka premtuar përfaqësuesve të Prishtinës se do t’i ndihmojë që ta dërgojnë atë në asamblenë parlamentare të KiE”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, i gjithë procesi mund të vonojë, sepse Asamblesë i duhet kohë për të dalë me mendimin e tij dhe në disa raste ka zgjatur edhe me vite.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të...
09:55 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026