Daçiç: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, duam të vazhdojë dialogu për Kosovën
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç tha se qëndrimi zyrtar i Serbisë në lidhje me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është shumë i qartë dhe i përgjegjshëm.
Daçiç u shpreh se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë, të marrë pjesë në të dhe se e gjithë kjo duhet të diskutohet në bazat e këtij plani, shkruan N1.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, Daçiç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë qartë se cilat janë vijat e kuqe, pra çfarë është e papranueshme për Serbinë dhe kjo është anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Është shumë e rëndësishme sepse kam pasur rastin të dëgjoj vlerësimet në Bruksel se Vuçiç është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina dhe mendoj se është shumë e rëndësishme, që ne të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së SHBA-ve për Asociacionin
- “Kërkojnë Asociacion një-etnik’, Kurti flet pas darkës me zyrtarin e BE, Lajçak
- Kurti pranon asosacionin? Lajçak: Asnjë model që s’ka funksionuar, nuk do aplikohet
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë