Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Angli, përzgjedhja përmes shortit

15 Tetor 2025 | 18:29

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se për ndeshjen Shqipëri–Angli do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri–Serbi.

“Ky vendim është marrë pas kërkesës së madhe dhe të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë kudo për të siguruar një biletë në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor.

FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët, prandaj edhe për këtë ndeshje do të hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online”, bëhet me dije në një njoftim të FSHF.

Si të aplikoni:

– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.

– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.

– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.

* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.

– Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

– Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.
*Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.

Procesi i përzgjedhjes:

– Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.

– Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.

*Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026