Dalin pamjet/ Si ndodhi konflikti me grushte në Fresk, të pranishëm edhe dy policë
Euronews Albania ka siguruar pamjet e konfliktit me grushte që ndodhi paraditen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.
Në video shihen dy persona të veshur me rroba të zeza, të cilët godasin me grushte një person me bluzë të bardhë.
Në momentin e ngjarjes aty ndodhen edhe dy efektivë policie, të cilët përpiqen të ndërhyjnë për të ndalur përplasjen.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar Policia e Tiranës, e cila bën me dije se ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Sindi Allushi.
Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar kushëriri i tij, 33-vjeçari P.A., si dhe babai i Sindit, Saimir Allushi, 52 vjeç, i cili mban funksionin e administratorit të Njësisë Nr. 12 në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie. Sindi Allushi dhe kushëriri i tij dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D.K., ndërsa Saimir Allushi akuzohet se e ka kanosur këtë të fundit nëpërmjet telefonit.
Policia vijon punën për kapjen e Sindi Allushit, si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai është larguar nga vendngjarja.
Për këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të policisë, inspektor P.M., për shkelje të rëndë dhe mosveprim.
LEXONI GJITHASHTU:
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë