Damian Gjiknuri propozon që nesër të mblidhet Këshilli Politik
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka propozuar që nesër në orën 11:00 të mbahet mbledhja e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik.
Me anë të një e-maili dërguar përfaqësuesve të tjerë në këtë këshill, Gjiknuri thekson se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.
“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e Gjinkurit dërguar Bylykbashit, Vasilit dhe Hajdarit.
Më tej, Gjiknuri shkruan se edhe çështja e sistemit zgjedhor do të trajtohet, por në një mbledhje tjetër.
“Temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit për Financimin e Partive Politike”, shkruan Gjiknuri.
Por, pavarësisht konsensusit të arritur mes palëve pak ditë më parë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do ta votojë reformën zgjedhore.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama u takua me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, por nuk arriti t’i bindte për votën e tyre për reformën.
Lexoni gjithashtu:
Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore
Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare
Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani njofton krijimin e një partie të re
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West