Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Groenlandën

14 Janar 2026 | 22:20

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Grenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. Kështu tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington.

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja duhet të marrë Grenlandën për shkaqe sigurie.

Ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, po ashtu mori pjesë në bisedime.

“Nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin e Amerikës. Është e qartë se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron ta pushtojë Grenlandën. Dhe, ne e bëmë të qartë se kjo nuk është në interesin e Mbretërisë” së Danimarkës”, tha Rasmussen.

Ai tha se marrja e Grenlandës nga SHBA-ja, ku Uashingtoni që një kohë të gjatë ka një bazë ushtarake, është “absolutisht e panevojshme”.

Rasmussen tha se kjo çështje është “shumë emocionale” për popullin në Grenlandë dhe Danimarkë, që tha se janë aleatë të SHBA-së dhe trupat daneze kanë vdekur duke luftuar përkrah trupave amerikane në Afganistan dhe Irak.

“Idetë që nuk do të respektonin integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën për vetëvendosje për popullin e Grenlandës, sigurisht që janë krejtësisht të papranueshme. Prandaj, kemi mospajtime thelbësore”, tha kryediplomati danez.

Ai tha se të dyja palët do të formojnë një komitet që do të takohet brenda javësh për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje.

Para takimit, presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij që Grenlanda të jetë pjesë e shtetit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë blerjen ose veprimin ushtarak.

“NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe më efektive me Grenlandën në duart e shteteve të bashkuara. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme”, shkroi Trump në Truth Social, duke përmendur rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Danimarka, që zotëron ishullin gjysmë-autonom të Arktikut të pasur me minerale, është duke rritur praninë e saj ushtarake në dhe përreth Grenlandës. Ky shtet i Bashkimit Evropian është edhe anëtar i NATO-s dhe Danimarka ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s nëse SHBA-ja vazhdon me kërkesën e saj për ta marrë ishullin.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026