Danimarka merr masa përpara samitit të BE-së, ndalon të gjitha fluturimet me dronë

29 Shtator 2025 | 08:45

Danimarka ka ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet civile me dronë në të gjithë territorin e saj, si masë sigurie përpara një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet këtë javë në Kopenhagen.

Vendimi, i shpallur nga Ministria e Transportit, ka për qëllim të “thjeshtojë punën e sigurisë” për policinë dhe autoritetet e tjera gjatë një periudhe tensioni në rajon. Ndalimi është në fuqi deri më 3 tetor, dhe shkelësit do të përballen me gjoba dhe burgim deri në dy vjet.

Masat e reja vijnë pas një sërë incidentesh me dronë të paidentifikuar, të cilët janë parë mbi baza ushtarake daneze dhe afër aeroporteve kryesore si Kopenhageni, Aalborg dhe Billund. Këto incidente çuan në mbyllje të përkohshme të aeroporteve dhe në devijime të fluturimeve.

Hetimet janë ende në vazhdim, dhe autoritetet daneze nuk kanë konfirmuar ende kush qëndron pas këtyre veprimeve. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur ato një “sulm hibrid” dhe pjesë të një “operacioni sistematik” të mundshëm.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se nuk përjashton përfshirjen e Rusisë, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë. Nga ana tjetër, Moska ka mohuar çdo përfshirje, duke i quajtur akuzat “të pabazuara”

Rusia është akuzuar më parë për ndërhyrje hibride, përfshirë sulme kibernetike dhe shkelje të hapësirave ajrore të vendeve të NATO-s.

Në përgjigje të incidentit, 10 vende anëtare të BE-së kanë rënë dakord të krijojnë një “mur me dronë”, për të përmirësuar mbrojtjen kundër fluturimeve të paautorizuara. NATO njoftoi se ka rritur vigjilencën në të gjithë rajonin e Baltikut.

Ndërkohë, shtete si Norvegjia, Rumania, Estonia dhe Polonia kanë raportuar incidente të ngjashme gjatë javëve të fundit. Rumania madje ka miratuar ligje të reja që i japin më shumë fuqi ushtrisë për të rrëzuar dronë të dyshimtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026