Danimarka pezullon vaksinimin me AstraZeneca, raportohet për raste të mpiksjes së gjakut
Danimrka ka vendosur të pezullojë vaksinimet me vaksinën e AstraZeneca, pas raportimeve të shumta të mpiksjes së gjakut nga persona që e kanë marrë.
Autoritetet daneze thanë se në vend është raportuar një vdekje, “por deri më tani nuk kemi nxjerrë përfundime se vaksina lidhet me mpiksjen e gjakut”.
Përdorimi i vaksinës do të pezullohet deri në një njoftim tjetër, por vendimi do të rishikohet brenda dy javësh.
Kjo lëvizje vjen pasi Austria gjithashtu pezulloi një dërgesë vaksinash të AstraZeneca, pas vdekjes së një guraje si pasojë e mpiksjes së gjakut, dhe pas një rasti ku një qytetar u shtrua në spital me bllokim në arteriet e mushkërive.
Dërgesa, e cila përmbante rreth një milion doza, u pezullua më pas në katër vende të tjera të BE-së si një masë paraprake.
Agjencia Evropiane e Barnave tha se po shqyrtonin të gjitha incidentet dhe rastet e tjera që lidhjen me mpiksjen e gjakut, por një vlerësim paraprak sugjeroi se nuk kishte asnjë lidhje specifike me atë dërgesë vaksinash.
Që nga e marta, sipas autoriteteve të barnave, janë raportuar 22 raste të mpiksjes së gjakut mes tre milion të personave të vaksinuar me AstraZeneka brenda Zonës Ekonomike Evropiane.
“Ndodhemi në mes të një procesi shumë të rëndësishëm të vaksinimit gjatë gjithë historisë daneze. Dhe për momentin na duhen të gjitha llojet e vaksinave, prandaj vendimi për të pezulluar vaksinat e AstraZeneca nuk ishte i lehtë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez.
Por pikërisht sepse kemi vaksinuar kaq shumë, ne gjithashtu duhet të përgjigjemi me kujdes në kohë kur ka njohuri për efekte të mundshme anësore serioze. Ne duhet ta sqarojmë këtë para se të vazhdojmë të përdorim vaksinën nga AstraZeneca.”
Megjithatë ata specifikuan se personat e moshës 65 vjeç e sipër do të vazhdojnë të marrin një nga dy vaksinat e tjera.
Autoritetet gjithashtu thanë se ata nuk po ndalojnë vaksinën e AstraZeneca përgjithmonë, por po e pezullojnë deri në momentin që rishikimet e duhura të japin rezultatet e nevojshme.
“Ka prova të mira se vaksina është sa e sigurt dhe efektive,” tha Brostrøm.
“Por si ne ashtu edhe Agjencia Daneze e Barnave duhet të reagojmë ndaj raportimeve të efekteve anësore serioze, Danimarka, por edhe vendet e tjera evropiane. Kjo tregon që sistemi i monitorimit funksionon”, shton Brostrom.
Vaksina AstraZeneca COVID-19 ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë titujve të lajmeve në vendet e BE gjatë muajve të fundit. Në fillim të këtij viti, para se të miratohej në Bashkimin Evropian, kompania tha se ata nuk do të ishin në gjendje të dorëzonin doza të premtuara në vendet anëtare në tremujorin e parë të vitit.
Njoftimi solli një reagim jo të mirë nga Komisioni Evropian, duke detyruar BE të nxjerrë një rregullator të ri të eksportit të vaksinave.
Pas miratimit të vaksinës, disa vende atëherë thanë se nuk do ta rekomandonin atë për individët e moshuar duke përmendur mungesën e informacionit për individët mbi moshën 65 vjeç në provat e kryera. Sidoqoftë, Agjencia Evropiane e Barnave rekomandoi autorizimin e vaksinës për këdo mbi moshën 18 vjeç.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania