Danimarka thyen Uellsin e Gareth Bale dhe kualifikohet në çerekfinale të Euro 2020
Kombëtarja e Danimarkës ka fituar në shifrat e thella 0-4 ndaj Uellsit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Euro 2020.
Pjesa e parë e takimit ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por danezët u shfaqën më kërkues dhe arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Sulmuesi Kasper Dolberg në minutën e 27’ shënoi nga distanca dhe më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Danimarkës, e cila bindi me lojë dhe me qarkullim të topit.
Goli i dytë i sfidës kishte për autor sërish sulmuesin shtatlartë Dolberg, i cili përfitoi pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.
Në minutat e fundit të kohës së rregull në skenë doli Joakim Maehle, i cili shënoi golin e tretë për Danimarkën dhe në fund për 0-4 mendoi Martin Braithwaite.
Me triumfin e sotëm danezët janë të parët që kualifikohen në çerekfinale të Euro 2020. Në sfidën e radhës Danimarka do të përballet me njërën nga skuadrat e çiftit Holandë-Republika Çeke.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta