Dashamir Shehi: Fushatën do e bëj me lekët e mia. Soko: Popullit do i kërkoj punë me 1.3 mln lekë
Dashamir Shehi thotë se fushatën do ta organizojë me takime në çdo fshat të Tiranës për të përçuar mesazhet por edhe në shenjë respekti për t’i kërkuar votën.
“Puna e parë që do t’u them është të votojnë për cilin u ka qejf shpirti”, thotë ai.
Buxhet për fushatën z. Shehi thotë se nuk ka marrë asnjëherë nga buxheti i shtetit dhe sipas tij prej 25 vitesh e realizon me kontributin e tij.
“Nuk marr lekë nga shteti shqiptar por këtë punë e kam bërë nga 25 vjet nga lekët e mia. Unë e kam snobuar këtë lloj fushate. Është se turpshme për një vend të varfër që të bëhet fushatë me miliona”, tha kreu i LZHK-së.
Sipas tij programi më i mirë që mund t’u paraqesësh votuesve është t’u nxjerrësh një figurë të ndershme për ta votuar.
Ndërsa Klajda Gjosha tha se LSI ka qenë gjithmonë një parti terreni ndërsa si votues kryesor shohin të rinjtë.
Ajo thotë se puna në terren nuk është vetëm me strukturat e LSI por edhe me ata që votojnë për herë të parë apo zona gri e votuesve.
“Kam takuar me mijëra qytetarë për problemet por edhe për të ofruar alternativën tonë. Sot është shumë e rëndësishme që të njohin. Rinia është votuesi kryesor I LSI, por duke qenë se unë jam pak më lart se pjesa rinore, takoj shumë gra dhe vajza”, thotë znj. Gjosha.
Kurse Pano Soko, që kryeson listën e Nisma Thurje thotë se fushatën e sheh si garë për një vend pune ku në këtë rast bëhet fjalë për të siguruar një mandat deputeti.
“Unë e shoh si punë dhe gjithës kohës jam mësuar që të konkurroj për një punë. Në këtë rast do të shkoj tek punëdhënësi që është populli dhe do i them zotëri kërkoj këtë punën dhe do më paguash 1.3 milionë lekë se aq paguhet një deputet. Çfarë do të bëj unë që të më paguajnë si deputet? Kemi 33 projektligje në Kuvend dhe do të bëj ç’është e mundur që të miratohen sepse e pamë që nga jashtë ishte e pamundur t’i ndryshosh”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës