Dashamir Shehi: LZHK mund të dalë edhe vetë në zgjedhje, por qëllimi për koalicion është maksimalizimi votave kundër Ramës
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi komentoi për Euronews Albania ndryshimet e Kushtetutës dhe më tej të Kodit Zgjedhor.
Ai tha se nuk e çuditi miratimi në parlament nga shumica socialiste e ndryshimeve të tjera të kodit, ndërsa theksoi se do të mbetet në pozicionimin krah Partisë Demokratike në opozitë.
I pyetur nëse ishte siguruar në do të bënte pjesë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, Shehi u përgjigj se nuk kishte pasur diskutime për këtë pjesë, por la të kuptohet se ai nuk është i shqetësuar nga ndryshimet e mënyrës së koalicioneve pasi “me listë, pa listë” është “votuar gjithmonë në përgjithësi”.
“Ne me zotin Basha kemi bërë marrëveshje prej 7 vitesh, kemi dalë në rrugë në protesta, kemi lënë parlamentin, gjykoj se ai [Lulzim Basha] është drejtues Evropian, i ri, modern dhe që do t’i zbatojë rregullat e lojës, nuk është as gjeniu… që s’kemi më nevojë si zoti Rama” – u shpreh Dashamir Shehi duke këmbëngulur se qëllimi i opozitës ka qenë dhe mbetet maksimalizimi i votave për ndryshimin e qeverisë.
Përballë këmbënguljes së gazetares Bruna Çifligu, nëse ishte folur deri më tani për listat, Shehi tha se “nuk është folur për emra” ndërsa theksoi se nëse do të kërkohet LZHK do të hyjë dhe e vetme në zgjedhje.
“Këtu nuk flitet për emrin tim, por edhe mos të jetë… por që besoj se do të jetë, emrin tim e bëj vetë, s’ma ka bërë Basha, gjykoj se të tjerët kanë nevojë për emrin tim, por nëse do të jetë ashtu ne [LZHK] do të hyjmë dhe më vete, por qëllimi ynë është t’i qëndrojmë koalicioneve për të maksimalizuar votat kundër Rilindjes [PS-së], pastaj se ku do jetë ky, ku do të jetë ai ka kohë të diskutohet,” – u shpreh Shehi.
Lexoni gjithashtu:
LSI e vetme në zgjedhje, Monika Kryemadhi zbulon qarqet ku do kandidojë dhe sfidon Ramën
Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta