Dashamir Shehi: Në Tiranë marr 20-30 mijë vota preferenciale
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka rëndësi se ku qëndron i renditur në listën e kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga PD.
Ndonëse z. Shehi është i pozicionuar në vendin e 13, thotë se në zgjedhje do të marrë vota mjaftueshëm për të hyrë në Parlamentin e ri me vota preferencianle.
“Ne jemi luftëtarë te vjetër, ne rrimë aty ku është kufiri se shtyjmë përpara të tjerët. Unë ato votat e mia i marr dhe kaloj. Nuk trembem se sa vota do të marr, mund të marr 20-30 mijë vota preferenciale. Minimalisht marr 10 mijë vota”, shprehet ai.
Z. Shehi theksoi se nuk ka asnjë betejë personale me kryeministrin Edi Rama, por i cilësoi sulmet e tij aspak të hijshme për një kryeministër. Ai tha se pikërisht këto deklarata kanë nxitur dhe dhunën në fushatë.
“Nuk kam hapur betejë personale me asnjërin, ai e ka me mua. Nuk e di, nuk i pëlqej dhe nuk jam fort i pashëm”, tha ai me ironi.
Dashamir Shehi kërkoi që më 25 prill të votohet në masë kundër qeverisë duke mos lënë anash ndonjë pakënaqësi që qytetarët mund të kenë me elementë të veçantë në opozitë.
“Opozita shqiptare nuk është më e mira në botë, nuk është “Klubi i Engjëjve’, jemi bashkuar rrugës, por jemi këtu në funksion të një projeksioni të madh. Ndryshimet tona janë të natyrës politike”, tha kreu i LZHK-së.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta