Dashuri, xhelozi dhe hakmarrje, “Il Trovatore” rikthehet në TKOB
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është rikthyer “Il Trovatore”, kryevepra botërore e Giuseppe Verdit, e cila erdhi me një produksion të ri të firmosur nga regjisori i mirënjohur Roberto Catalani.
Kjo shfaqje, e cila premierën e saj e ka patur në vitin 1853, risolli në Tiranë një nga emrat më njohur të skenës operistike, tenorin me famë ndërkombëtar Josif Gjipali, që vjen në rolin e Manricos ndërsa për herë të parë, debutoi në skenën shqiptare mezzosopranoja me famë ndërkombëtare Enkeleida Shkoza.
Ndërthurja e dashurisë, xhelozisë dhe hakmarrjes e bën edhe më tragjike historinë e Manricos dhe Leonorës, rolin e së cilës në kastin e parë do ta interpretojë Eva Golemi.
E vendosur në Spanjën e trazuar të shekullit të 15-të, me linjën muzikore të fuqishme të Verdit, ariet e njohura dhe tensionin e lartë dramatik, “Il Trovatore” do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit edhe më datat 12 dhe 13 dhjetor.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta