“Dasma e hatashme”, komedia e Robin Howdon në skenën e teatrit të Durrësit

18 Tetor 2023 | 18:53

Për dy net me radhë në teatrin e Durrësit u luajt “dasma më e suksesshme e vitit.”

“Një dasmë e hatashme”, komedia brtanike me autor Robin Howdon, erdhi në skenë nga Kiço Londo më aktuale se kurrë.

“Një komedi për frikën nga martesa, nga zgjedhja. Për frikën për familjen, për të ardhmen, të përziera me mjeshtëri nga autori dhe që fsheh në vetvete dëshirën për një jetë me njeriun e duhur”, tha Londo.

Një lojë personazhesh në skenë, por dhe “një lojë me rrezikun”, një sfidë për regjisorin dhe kastin e aktorëve.

“Komeditë janë pak më të vështira sesa dramat, sepse duhet të komunikosh vazhdimisht me publikun. Publiku ka shfaqjen e vet, do shfaqjen e vet, çlirimin e vet”, u shpreh regjisori.

Dhe publiku durrsak, që tejmbushi sallën e teatrit me të qeshura e duartrokitje, e dha vlerësimin e vet.

“Më të larta sesa i kishim herën e kaluar dhe ashtu janë, kemi një interesim të paparë. Nuk e di, na do publiku i Durrësit”, tha ai.

“Është një komedi me karaktere, me situata, ka ritëm dhe nëse janë këto shfaqja e ka arritur qëllimin”, u shpreh Londo.

Pas Durrësit, gjatë javës, “Një dasmë e hatashme” do të udhëtojë në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin dhe Elbasan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026