Ekspozita e familjes Zorba në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës

27 Shtator 2023 | 16:39

Në muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër u shfaq për herë të parë ekspozita me materiale të arkivuara të veprimtarisë së Terezina dhe Zef Zorba, të shpallur heretikë nga regjimi komunist në Shkodër.

Vajza e familjes Zorba thotë se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerëson të atin si një shpirt i lirë që nuk u tjetërsua nga regjimi i kohës.

“Ai brenda vetes ka qenë një njeri i lirë, patjetër i lirë dhe me një dashuri të madhe për kulturën dhe për artin. Natyrisht nga rrethimi blozë që ka qenë jashtë nuk ka arritur të depërtojë brenda mureve të shtëpisë ku ai ka punuar në një heshtje gati gjysmë shekullore”, tha Lejla Zorba, vajza familjes Zorba

Nëpërmjet materialeve të përzgjedhura nga fondi privat i familjes Zorba, kjo ekspozitë ofron një pasqyrë të thellë të jetës dhe veprës së tyre intelektuale në Shkodër, e cila u luftua me forcë nga diktatura.

“Ekspozita përmban materiale të ndryshme, materiale fotografike, materiale historike, dorëshkrime të tij. Përmban të gjitha ato punë që Zefi ka realizuar kryesisht gjatë periudhës të burgut, që u arrestua në vitin 1946 për ngjarjet tashmë të mirënjohura të Postribës, pavarësisht se ai vetë dhe bashkëshortja e tij Terezina nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjet e Postribës, por Postriba shërbeu pikërisht për diktaturën e sapo instaluar që të godiste ashpër kryesisht shtresën intelektuale qytetare të Shkodrës”, u shpreh Pjerin Mirdita, drejtues i Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës.

Zef Zorba, shquhej si regjisor, përkthyes dhe poet. Përmes veprave të tij, ai ngrihet mbi diktaturën e kohës, duke lënë një ndikim të madh në letërsinë shqiptare të ndaluar. Drita e dijes dhe shpresës që ai sjell me tekstet e tij është një kujtim i rëndësishëm për pasardhësit në ditët e sotme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026