Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ja çfarë përfshin festa tre-ditore mes luksit
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe gazetarja Lauren Sanchez kanë ftuar dhjetëra personazhe VIP, në Venecia këtë javë në dasmën e tyre që do të mbahet për tre ditë
Ndër të ftuarit e parë që kanë mbërritur po ashtu në Venecia janë Ivanka Trump me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre.
Çifti Kushner dhe vizitorët e tjerë do të qëndrojnë në 5 hotelet më luksoz të qytetit të cilët janë rezervuar plotësisht për të pritur 250 persona.
E konsideruar si “Dasma e Shekullit”, festa do të ketë 3 ngjarje të mëdha gjatë 3 ditëve, duke filluar me një festë para dasmës, dasmën kryesore dhe një festë përfundimtare, dhe që do të kushtojë 48 milionë euro.
Darka e parë do të jetë në një ishull të qetë në Venecia të quajtur San Giovanni Evangelista, ku jetojnë normalisht vetëm 11 persona. Vendndodhja është ekskluzive dhe e arritshme vetëm me anijet të cilat tashmë janë rezervuar.
Të ftuarit do të ulen në tavolina të gjata në një vresht. Më pas, do të ketë një pritje në mbrëmje për të gjithë të ftuarit në manastiret e rrethuara me mure të La Madonna dell’Orto.
Sipas mediave të huaja se nusja do ta ndryshojë veshjen e saj plot 27 herë.
Të premten, çifti pritet të shkëmbejë unazat e tyre në ishullin e San Giorgio në hyrje të Kanalit të Madh. Do të ketë fishekzjarre dhe një performancë nga Matteo Bocelli, djali i tenorit të famshëm Andrea Bocelli.
Festa më pas do të mbahet në një ndërtesë historike prej guri dhe tullash në brigjet e pellgut kryesor, pranë një nëndetëseje të Luftës së Dytë Botërore.
Pas dasmës, çifti do të lundrojë për në Taormina, Siçili, për t’u çlodhur në Pallatin San Domenico.
Ajo që bëhet e ditur është se një marrëveshje financiare do nënshkruhet midis shefit të Amazon, Jeff Bezos, 61 vjeç dhe të dashurës së tij Lauren Sanchez por detajet janë ende sekrete.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas