Databaza me të dhëna nga e-Albania? Erion Veliaj: Alibi e kundërshtarëve për humbjen, PS s’punon me Excel
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mohoi që baza e të dhënave të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste të ketë marrë të dhëna nga portali qeveritar e-Albania.
Veliaj i tha gazetares Ilva Tare se akuzat e ngritura “janë përpjekje për të krijuar alibi për humbjen” duke nënkuptuar këtu kundërshtarët e tij politikë.
“Çdo parti serioze, Partia Demokratike në Amerikë… Republikane, Laburistët, të gjitha partitë punojnë me databaza,” – u shpreh Veliaj.
“[Databaza e rrjedhur në media është e PS-së?] Jo! Sepse PS nuk punon me Excel,” – u përgjigj kryetari i Bashkisë Tiranë duke pretenduar se “ndryshe nga kundërshtarët, PS punon me programe në pararojë”.
I pyetur se përse në databazën e rrjedhur në media ka emra të personave të ashtuquajtur “patronazhistë”, Veliaj tha se “nuk i kishte parë emrat” për të thënë nëse “ata janë të PS-së”.
Më tej Veliaj pretendoi se të dhënat e kartës së identitetit nuk kanë se çfarë t’i duhen shtabeve elektorale dhe se të dhënat për prirjen e votës në databazën e PS-së janë mbledhur nga aktivistë në terren.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al