David Copperfield akuzohet për ngacmim seksual nga 16 gra, mes tyre një e mitur
Magjistari i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga vitet 1980 deri në vitin 2014, kur ato ishin nën 18 vjeç, shkruan Guardian.
Nga ato gra, tre pretendojnë se Copperfield i ka droguar para se t’i përdhunojë, ndërsa të tjerat deklarojnë se i ka prekur në mënyrë të papërshtatshme ose ka krijuar një marrëdhënie emocionale me të miturit me qëllim që t’i abuzojë, transmeton portali britanik.
Copperfield i ka mohuar të gjitha akuzat dhe avokatët e tij kanë theksuar se ai “asnjëherë nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme me askënd, aq më pak me ndonjë të mitur”, dhe se është mbështetës i lëvizjes “#Me Too”.
Fallon Thornton, një nga katër gratë që pretendojnë se Copperfield i preku në mënyrë të papërshtatshme gjatë shfaqjeve të tij, raportoi një incident të tillë në policinë e Las Vegasit në vitin 2014 dhe çështja u mbyll për shkak të mungesës së pretenduar të provave.
LEXONI GJITHASHTU:
Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen