De Biasi këshillon Sylvinhon, italiani analizon veprimet e trajnerit të Kombëtares
Më 15 qershor kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në Euro 2024, që njëkohësisht është dhe pjesëmarrja e dytë në historinë e skuadrës. Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në Austri, ndërsa më 7 qershor luajnë miqësoren e radhës ndaj Azerbajxhanit. Kualifikimi i parë në një kompeticion të tillë madhor është ai i 2016-ës, kur asokohe ekipi drejtohej nga De Biasi, trajneri i dashuruar me ngjyrat kuqezi.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, 67-vjeçari analizoi të dyja epokat kuqezi.
Sinkron+Dubël, Gianni De Biasi, ish-trajner i kombëtares shqiptare“Krahasuar me mua Sylvinho ka 3 lojtarë më tepër, ne kishim 23 dhe ai 26, ky është avantazh i madh. Një lojtar më tepër është i rëndësishëm, sa i përket emrave të përzgjedhur, unë nuk dua të ndërhyj, është zgjedhje e trajnerit. Ai ka vepruar sipas bindjeve të tij”.
Një keqardhje tekniku Italian ndjen për mungesën e Cikalleshit në Euro 2024, për të cilin vendoset kundër Sylvinhos.
“Për Cikalleshin më vjen keq, është një lojtar me të cilin kam punuar dhe ka maturinë e duhur në fushën e lojës. Kjo është e rëndësishme, por nëse Sylvinho ka bërë këtë zgjedhje është vendimi i tij. Uzunin nuk e kam ndjekur, nuk e di sa është angazhuar, por në fund përgjegjësitë i ka trajneri”, tah De Biasi.
Por sa gjasa ka Shqipërisë në këtë kompeticion?
“Çdo ndeshje nis me rezultatin 0-0 dhe rezultati varet nga qasia mendore dhe ajo taktike, si dhe aftësitë fizike. Ndikojnë aftësitë individuale të lojtarëve në kryerjen e detyrave. Asnjë ndeshje nuk mund të konsiderohet e qartë apo e vendosur që tani, pasi secila ka paparashikueshmërinë e saj”, tha ish-trajneri i kuqezinjve.
Shqipëria bën pjesë në grupin B në europian së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
LEXO GJITHASHTU
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit