De Niro paditet nga asistentja për abuzim verbal, rrezikon 12 mln dollarë

1 Nëntor 2023 | 16:32

Roberto De Niro është paditur nga ish-asistentja e tij. Ish-punonjësja kërkon kompensim prej 12 milionë dollarësh për fyerje dhe diskriminim gjinor.

Aktori i njohur i Hollivudit është paditur nga asistentja e tij për abuzim verbal dhe komunikim të papërshtatshëm. Çështja ka shkuar në gjykatë dhe ylli i Hollivudit rrezikon të gjobitet më një shumë të madhe parash prej 12 milionë dollarësh.

Aktori 80-vjeçar u paraqit këtë javë në gjykatën e Manhatanit, për të dhënë variantin e tij lidhur me akuzat e ish-asistentes, Graham Chase Robinson. Aktori pranoi se kishte përdorur fjalor të ashpër ndaj punonjës së kompanisë së tij, por argumentoi se ajo shikonte Netfliks gjatë orarit të punës.

Gjithashtu, aktori pretendon se ish-asistentja e tij ka keqpërdorur kartën e kreditit të kompanisë duke abuzuar me pagesat. Pas dëshmisë së aktorit, avokatët e Robinson u kundërpërgjigjën duke shtuar në padi dhe kërkesën prej 12 milionë dollarë. Avokatët pretendojnë se ylli i Hollivudit ka diskriminuar punonjësen dhe ka përdorur fyerje të renda ndaj saj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026