Debat i fortë mes Nokës dhe Klosit: Si e prek deputetin, mos t’ju gënjejë mendja!
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi dhe ai i PD-së Flamur Noka debatuan ashpër në “Now me Erla Mëhillin” edhe pas tensioneve në seancën e të hënës në Kuvend.
Noka paralajmëroi se situata do të tensionohet edhe më tepër, koment që nuk u prit mirë nga Klosi i cili i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se diçka e tillë s’mund të ndodhë, mbi të gjitha sepse janë deputetë dhe janë ulur aty si të zgjedhur të popullit.
“Ç’është ajo shtyn deputeti deputetin, kjo s’ka ndodhur kurrë mo Flamur. O Flamur po çfarë do bëni më ju atje mo? Ishallah e keni ndarë mendjen të bëni opozitë dhe ishallah për të mirën e atyre që përfaqësoni, por mos t’ju gënjejë mendja. Çfarë do bëni ju atje më mo? Po jeni në terezi? Çfarë mendoni ju se mund të bëni atje? O Flamur unë bëra vetë 20 ditë grevë urie, ne ishim 200 burra dhe gra ndenjëm aty pa ngrënë, pa pirë, shtrirë në Bulevard dhe nuk them kurrë unë mos të bësh protestë, por jo të preki deputeti deputetin me dorë, çfarë kuptimi ka ajo. Është turpi i botës,” – u shpreh Klosi
“Harroje ti normalitetin pa fije legjitimiteti në atë parlament dhe pa respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Ti duhet ta harrosh së bashku me Lindën tënde dhe me Edi Ramën. Harroje! Ajo [Lindita Nikolla] ka për t’u shkruar në histori si turpi i parlamentarizmit, e vetmja që do të shkruhet, ta dish ti, ajo Lindita jote,” – u përgjigj Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve