“Deputetët e opozitës erdhën me skenar”, Çuçi: Kuvendi do vijojë punën
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi në një deklaratë për jashtë Kuvendit tha se opozita kishte ardhur e përgatitur me një skenar në seancën e sotme.
Çuçi hodhi poshtë pretendimet e Gazment Bardhit se mazhoranca ka privuar opozitën nga komisionet parlamentare ndërsa theksoi se për ngritjen e komisioneve hetimore është bërë konsultim dhe me opozitarët në Kuvend.
“Kjo është e qartë, skenari i tyre për të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë”, tha Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi flet pas tensioneve në Kuvend: Garda provokoi situatën
- Vijon tensioni në Kuvend, Bardhi-Nikollës: Doni të asgjësoni opozitën
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor