Bardhi flet pas tensioneve në Kuvend: Garda provokoi situatën
Pas mbylljes së seancës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi për mediat se ishte rrethimi i opozitës nga garda ajo që provokoi tensionimin e situatës në Kuvend.
Pas përjashtimit të deputetit Nallbati, Bardhi tha se në mbi 30 vite demokraci s’ka ndodhur kurrë të përjashtohen 32 deputetë të opozitës.
“Deputetët e opozitës sot u rrethuan nga garda e Republikës. Ishte mbyllur çdo derë komunikimi për deputetët e opozitës. Sjellja e gardës provokoi situatën, ndërsa ju e dini prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç duke mos mundësuar vijimin normal të seancës së parlamentit. Kanë marrë vendime për asgjësimin e opozitës. Nuk ka ndodhur të rrëzohen kaq komisione hetimore pa dhënë një shpjegim. Nuk ka ndodhur të përjashtohen deputetët e opozitës se nuk pranojnë poshtërimin në sallën e Kuvendit,” – deklaroi Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vijon tensioni në Kuvend, Bardhi-Nikollës: Doni të asgjësoni opozitën
- VIDEO| Deputetët Nallbati dhe Sinaj, përplasje dhe jashtë Kuvendit
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës