VIDEO| Deputetët Nallbati dhe Sinaj, përplasje dhe jashtë Kuvendit  

30 Tetor 2023 | 18:11

Seanca e kësaj të hëne në Kuvend është tensionuar pas konfrontimit fizik mes deputetit të Devollit, Bledion Nallbati dhe deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Situata mes dy deputetëve ka qenë e tensionuar edhe jashtë Kuvendit, ndërsa Sali Berisha mbante fjalën e tij.

“Në momentin që kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka marrë fjalën dhe ka çelur seancën, ka propozuar që të miratohet dhe procesverbali i seancës së kaluar çfarë ka sjellë dhe në rezistencën e deputetëve të opozitës të cilët janë çuar dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe më pas një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike, siç ka qenë kreu i grupit parlamentare, zoti Bardhi së bashku me Bledion Nallbatin, deputetin e Partisë Demokratike në zonën e Devollit kanë debatuar dhe me deputetët e Partisë Socialiste, konkretisht me Vullnet Sinajn i cili ka marrë fjalën që të fliste. Ka qenë zoti Nallbati i cili është afruar pranë ulëses së tij dhe ka fikur mikrofonin pasi pavarësisht rezistencës së opozitës, zoti Sinaj po vazhdonte të mbante fjalën me një zë pak më të lartë në mënyrë që të dëgjohej. Zoti Nallbati ka mbyllur mikrofonin e tij e më pas e ka shtyrë duke u konfliktuar dhe duke e goditur këtë të fundit me grusht. Ka pasur ndërhyrje dhe nga ana e deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste e Demokratike,” – sqaroi gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026