Debat mes Braçes dhe Gjyzeirajt: Pse fermerët nuk kompensohen për prodhimin
Sot në Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat janë diskutuar disa tematika për fermerët ku Erion Braçe ka shkëmbyer debate me Endrit Gjyzeiraj, zv.ministër i Financave se pse fermerët që shesin prodhimin e tyre nuk po kompensohen, veçanërisht në rastet kur ata nuk i çojnë produktet tek pikët grumbulluese.
Sipas Braçes, rimbursimi i TVSH-së për inpute ose produkte bujqësore shpesh nuk realizohet si duhet, për pasojë shumë fermerë s’kanë mbështetje.
Më tej, deputeti i PS-së nënvizoi se që nga viti 2018, politika e zbatuar prej Ministrisë së Financave ka çuar në një rënie të bujqësisë.
“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka bërë me qëllim këtë gjë. Pra synon të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.
Dy gjëra ka: Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Propozimet profesionale që nuk merren parasysh vetëm në Shqipëri i dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeverisë, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues.
Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?”, tha Braçe.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë