Debat në gjykatë për dosjen “Partizani”, Malltezi këshillohet për terminologjinë e përdorur ndaj prokurorëve
Jamarbër Malltezi nisi leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat për dosjen “Partizani”, ku debatoi me gjykatën për terminologjinë e përdorur ndaj prokurorëve.
Malltezi deklaroi se ka mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana e prokurorëve. Gjykata ndërhyri për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar që ai t’u drejtohej atyre vetëm me “prokuror”.
Malltezi u shpreh: “Po si t’ua them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.” Gjykata ndërhyri sërish: “Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokurorë.”
Malltezi vijoi: “Prokurorët politikë, e kam artikuluar edhe më parë, pse qenka sakrilegj. Po deshët, shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë.”
Ai paraqiti pretendime edhe mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i komunizmit dhe katapultimin sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla. Millonai ndërhyri sipas kërkesës së gjykatës.
Millonai: “Kërkoi të tërhiqet vërejtja e të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prokurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza.”
Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan
Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët
U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati
- 17:01 Netanyahu: Qëndrimi im është i vendosur ndaj Libanit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme
- 16:53 Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan
- 16:48 Macron reagon pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
- 16:40 Kryeministri hungarez nis procedurat për shkarkimin e presidentit
- 16:37 Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 16:34 Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët