Debat në gjyqin e inceneratorit, avokatët e Bllakos e Dervishajt përplasen me akuzën
Është shoqëruar me debate gjyqi për inceneratorin e Fierit.
Mësohet se avokatët e Arben Dervishajt dhe Alqi Bllakos janë përplasur për akuzat. Sipas Elis Bilali,t avokati i Arben Dervishajt, çështja duhet të pushohet dhe Dervishaj të shpallet i pafajshëm. Ndodhemi në situatë ekstra ligjore të paparashikuar në KPP. Në këtë situatë gjykata duhet të shprehet me vendim.
Ndërkohë Artan Kodheli, avokat i Alqi Bllakos, është shprehur se rëndimi i akuzës për Bllakon është i paligjshëm dhe për t’i bërë presion gjykatës në momentin e konkluzioneve përfundimtare.
Pjesë nga debati:
Elis Bilali, avokati i Arben Dervishajt: “Prokurori e tregoi qartë se nuk i qëndron akuzës. Jemi para faktit se çështja duhet të pushohet dhe Dervishaj të shpallet i pafajshëm. Ndodhemi në situatë ekstra ligjore të paparashikuar në KPP. Në këtë situatë gjykata duhet të shprehet me vendim.”
Artan Kodheli, avokat i Alqi Bllakos: “Rëndimi i akuzës për Bllakon është i paligjshëm dhe për t’i bërë presion gjykatës në momentin e konkluzioneve përfundimtare. KKP i rregullon në mënyrë shteruese qëndrimet që duhet të mbajë prokurori. Gjykata ka konkluduar se për Alqi Bllakon do të ketë shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv, jo si funksionar i lartë shtetëror. Asnjë organ akuze nuk mund të ndryshojë një vendim të formës së prerë, sidomos në këtë fazë të gjykimit. KPP ndalon kategorikisht një vendim të tillë; jemi në një procedim të gjykimit të shkurtuar. S’mund të ketë fakte të reja në gjykim të shkurtuar – është veprim arbitrar i prokurorit. E akuzon për shpërdorim detyre duke mos cituar asnjë ligj, shkel 10 dispozita ligjore. Prokurori shpërdoron detyrën duke ngritur akuza për shpërdorim detyre. Sekretari i përgjithshëm është funksion i lartë civil.”
Eduart Sheko, avokati i Alqi Bllakos: “Prej 18 muajsh ndjekje inkuizitore ndaj Alqi Bllakos me mjete ekstra-ligjore, prokurori e ka pranuar këtë kërkesë për saktësim akuze. Nëse ishte kundër, ta ankimonte jo ta linte për ta bërë tani. Ky është një akt i pabesë që bëhet pikërisht në këtë fazë.”
Bledar Servishaj, avokat i Arben Dervishajt: Asnjë ditë Dervishaj nuk ka qenë mbikqyrës i punimeve. Mbikqyrës ka qenë “Ave Consulting”. Pse prokurori nuk e mori bashkë të pandehur nëse donte t’i shkonte deri në fund?! Me sa duket, prokurori ka qenë i drejtuar nga Dervishaj. Kjo kompani vijon edhe sot mbikqyrjen. Kërkojmë shuarje të masës së sigurisë, pushim të çështjes dhe shpallje i pafajshëm.
Në seancë ka folur dhe vetë Arben Dervishaj, i cili është shprehur se ndodhet në mungesë të akuzës, ndërsa ka kërkuar edhe lirinë.
Arben Dervishaj: “Prisnim që në konkluzionet e SPAK të kishte dokumente me fakte penale, por prokurori u kthye te akuzat e vjetra. Pretendon se jam subjekt i posaçëm, që jam subjekt me funksione publike. Gjyqtarja paraprake e përcaktoi qartë që nuk jam. Nuk jam unë mbikëqyrës i punimeve, por kompania “Ave Consulting”. Me qëllim prokurori nuk shikon VKM-në që normon një kompetencë të tillë për përzgjedhjen e mbikëqyrësit. Nuk kam qenë as nuk kam kërkuar ndonjëherë të jem subjekt i posaçëm. Prokurori përveç se prej 8 muajsh më ka hequr lirinë, nuk ka marrë parasysh gjendjen time shëndetësore dhe kërkesat për masën; ka ndryshuar 3 herë akuzat ndaj meje. Veprimet e prokurorit “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Nuk jam unë sot ai që ka shkelur ligjin, është prokurori ai që ka shpërdoruar detyrën. Ndodhem në mungesë të akuzës. Kërkoj lirinë. Nëse prokurori i qëndron të njëjtës akuzë, do ta mendoj edhe njëherë gjykimin e shkurtuar. Nëse nuk më pranohet kërkesa por merret parasysh qëndrimi i prokurorisë, do ta rishikoj qëndrimin tim për formën e gjykimit. E nderuar trupë gjykuese, zbatoni Kushtetutën, po mbahem në qeli pa akuzë”.
Dritan Prençi, prokuror i SPAK: “Ne i qëndrojmë pretendimeve tona, ia lëmë gjykatës që të vlerësojë situatën. Nuk kemi ndryshim akuze, në seancën paraprake nuk është bërë ndryshim akuze por saktësim akuze. Edhe gjyqtarja paraprake këtë kërkoi. Alqi Bllako është subjekt i nenit 260.”
Alqi Bllako ka ndryshuar mbrojtësit ligjorë, ndryshe nga proceset e mëparshme që kishte si avokat Sokol Hazizajn. Në seancën e konkluzioneve të avokatëve u mbrojt nga Artan Kodheli dhe Eduart Sheko.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve