Debate tek Komisioni i Ligjeve, deputetëve demokratë nuk u jepet fjala pasi u paraqitën fizikisht

28 Shtator 2021 | 10:58

Mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve ka nisur me debate mes deputetëve të PD-së dhe kryetares së komisionit, Klotilda Ferhati.

Shkak i debateve është bërë vendimi i mazhorancës për zhvillimin e mbledhjeve në komisione online.

Deputetët demokratë kanë marrë fizikisht pjesë në mbledhje, por kjo nuk është pranuar nga kryetarja e Komsionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati.

Kjo e fundit gjatë një debati që ka pasur në sallë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, theksoi se do ja japë fjalën çdo deputeti që ka hyrë online në mbledhje.

Vendimi është kundërshtuar nga demokratët, të cilët kërkojnë marrjen e fjalës.

Sakaq, deputetët socialistë kanë marrë pjesë online.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026