Debati për fletën e votimit, ambasadori britanik: Të vendoset sa më shpejt që votuesit të familjarizohen
Ambasadori britanik, Duncan Norman ka reaguar lidhur me debatin mbi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai kërkon nga palët që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, në mënyrë që zgjedhësit të mësohen me mënyrën e re të votimit.
“E rëndësishme që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara ditës së zgjedhjeve. Por ato duhet të jenë gjithashtu të qarta, që votat të numërohen për partinë dhe kandidatin, sipas synimit të votuesit”, – shkruan diplomati britanik në Twitter.
Kur kanë mbetur vetëm 21 ditë nga data kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për zgjedhur Parlamentin e ri, ende nuk dihet përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në mbledhjen e kësaj të shtune hodhi poshtë variantin e miratuar nga komisoneri Celibashi, duke pranuar kërkesën e PS që kërkon një fletë votimi në të cilën kandidatët të identifikohen me numra.
Por edhe ky model që u votua në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, sërish nuk mund të konsiderohet si finali, pasi PD ka vendosur që të shfrytëzoj hallkën e fundit, duke dërguar këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor. Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso deklaroi se vendimet e KAS për fletën e votimit dhe për logon e ‘Bindjes Demokratike’ janë të ndikuara politikisht nga mazhoranca.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta