Debati për Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri: Partia Demokratike po krijon vakum ligjor për moszhvillimin e zgjedhjeve

1 Tetor 2020 | 12:22

Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat foli rreth debatit për kodin zgjedhor.

 “Bëmë një propozim si Parti Socialiste dhe ju thamë, nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur të cilat nuk normojnë më atë tip koalicioni që kanë në mend Partia Demokratike, tashmë kushtetuta na kërkon që t’i gjejmë një formulim, i propozuam na sillni një variant në shkruar nga ata të koalicionit sipas një legjislacioni të vendit europian që ka sistem proporcional me lista të hapura dhe nëse ne nuk e pranojmë mund t’i drejtohemi Odhir-it”,- u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij qëllimi i Partisë Demokratike është tërësisht politik.

Ai theksoi se PD do që këto ndryshime kushtetuese të mos zbatohen dhe mbi të gjitha të krijojnë një vakum ligjor për moszhvillimin e zgjedhjeve, gjë që do të çojë një krizë kushtetuese.

Damian Gjiknuri tha në fjalën e tij se Partia Demokratike është duke imponuar konsensus pa u bazuar në modelet europiane por duke marrë në konsideratë vetëm interesa personale.

Ndërkaq sa i përket çështjes së pragut kombëtar, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik tha se ishin të hapur për diskutime, mjafton që PD të hiqte dorë nga radikaliteti që po tregon për listat e hapura.

“Ne si Parti Socialiste i besojmë këtij modeli si një model i qëndrueshëm që ju jep mundësi dhe zgjedhësve të votojnë por njëkohësisht edhe partive të përfaqësohen me ekip dhe jo të jetë një zgjedhje kaotike kur secili merr ca vota dhe na dilka deputet pavarësisht nga renditja që i cakton partia”,- tha Damian Gjiknuri.

Ndërkaq ai theksoi se te OHDIR nuk mund të shkojnë pa një “produkt” që në këtë rast i referohet propozimit të Partisë Demokratike.

“Ky debat është ezauruar në 30 Korrik”,- tha Gjiknuri teksa solli në vëmendje se kushtetuta është tashmë e ndryshuar dhe PD duhet ta pranojë këtë fakt ashtu siç duhet të pranojë që koalicionet nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë ashtu siç janë.

Ndër të tjera Gjiknuri tha se koha është element kritik dhe se listat zgjedhore do të duhet t’i kenë brenda ditëve që do vijnë përndryshe rrezikohen përgatitjet e zgjedhjeve.

“Ne qoftë se taktika e bllokimit dhe  imponimit të konsensusit vetëm siç e do njëra palë të jetë ajo që do Europa unë nuk e besoj. Ne po themi gjeni modelin europian, unë po shkoj tek rregullat europiane. Atëherë kur nuk ka pika europiane por kapriço ballkanike për të imponuar një sistem që ka rënë nuk e di së sa europiane është kjo gjë”,- theksoi Gjiknuri.

Pyetur se çfarë do të pranojnë nga kompromisi për listat zgjedhore dhe pragun ai nuk dha një përgjigje sepse kërkonte të dëgjonte dhe aktorët e tjerë politik por që sidoqoftë nuk e mohoi mundësinë për ta diskutuar çështjen e pragut.  

“Përsa i përket koalicionit është gjë e zgjidhur unë e kam thënë dhe publikisht, koalicioni i djathtë mund të vendosë në listat e tyre emra të caktuar, pra fillon me kryetarin Lulzim Basha dhe mund të vendosin dhe emra të aleatëve dhe elektorati i tyre e ka të qartë dhe asnjë votë nuk ju shkon dëm”,- përfundoi Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026