Debati për reformën, Ruçi e Murrizi replika për depozitimin e draftit

2 Korrik 2020 | 10:28

Seanca parlamentare e së enjtes nisi me debate për reformën zgjedhore. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se tashmë është depozituar nisma për ndryshimin e kodit zgjedhor nën firmën e anëtarëve socialistë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, por ky veprim i socialistëve nuk u ka pëlqyer anëtarëve të opozitës parlamentare dhe kryetarit të grupimit Demokrat, Myslym Murrizi, i cili hodhi akuza për afera korruptive kundër reformës.

“Skutave ju mund të propozoni çfarë të keni qejf, por ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej, lërini pisllëqet dhe lojërat e pista në këtë sallë. Nuk do t’iu pinë ujë paratë as ju as vëllezërve tuaj që sorollaten ferrave e skutave, apo në bunkerin e Pallatit të Kongreseve. Ka ardhur koha t’i jepet fund lojërave dhe teatrit politik me firma dhe depozitime në 12 të natës, shqiptarët meritojnë sistem zgjedhor ku zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre në këtë sallë,” – u shpreh Murrizi.

Përballë kësaj deklarate, Ruçi hodhi poshtë pretendimet e depozitimit të draftit në 12 të natës dhe tha se nuk ka pse të anatemohen deputetë për veprimtarinë e tyre politike.

“Nuk është paraqitur nisma as në 12 të natës e as në Komitet Qëndror, është paraqitur në orar zyrtar në orën 14:00 dhe është paraqitur në protokollin e Kuvendit, konsideratat e tuaja politike më pas janë tjetër gjë, janë tuajat,” – tha Ruçi.

Ditën e sotme Partia Demokratike ka kërkuar vendosjen sa më shpejt në rend dite të reformës dhe miratimin e saj pa ndryshime, ashtu siç ishte rënë dakord në fillim të vitit kur u formua Këshilli Politik.

Mirëpo reforma kërkon miratim me shumicë të cilësuar dhe socialistët kanë më pak se 84 vota. Me këtë pjesë opozita parlamentare shpreson që duke diktuar me votë të ndryshojë sistemin zgjedhor duke kaluar me lista të hapura, pa koalicione parazgjedhore dhe me një prag të rishikuar votash për partitë e vogla.

 

Lexoni gjithashtu:

PD i bën thirrje Kuvendit të miratojë pa vonesa kodin e ri zgjedhor

Miratimi i draftit të reformës, Bylykbashi: Kuvendi ta miratojë sa më shpejt dhe pa asnjë ndryshim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026