Debati për zgjedhjet evropiane, Von der Leyen i mëshon aleancës me Giorgia Melonin
E djathta ekstreme ishte “elefanti” në dhomë gjatë debatit të fundit të kandidatëve kryesorë në prag të zgjedhjeve evropiane, edhe pse dy grupe politike të djathta të Parlamentit nuk merrnin pjesë. Momentet më intensive kishin të bënin me mundësinë për të bashkëpunuar me ultra konservatorët e ECR-së.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe kandidate e PPE-së, e bëri të qaartë se kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni përmbush dy nga kriteret e bashkëpunimit.
“Temat që do të trajtojmë do të tregojnë nëse ata janë pro-evropianë dhe Meloni është një pro-evropiane e pastër. Ajo ka qenë shumë e qartë kundër Putin. Gjithashtu, edhe atyre që mbështesin sundimin e ligjit ne u ofrojmë bashkëpunimin tonë”,-tha Ursula von der Leyen, kandidate e PPE-së.
Von der Leyen u kritikua ashpër nga Nicolas Schmit, kryekandidati i socialistëve, i cili tha se të dyja partitë e së djathtës ekstreme, ECR dhe Identitet dhe Demokraci nuk janë demokratike.
“Pyes veten se çfarë është pro-evropiane për ty? Sepse dëgjova fjalimin e zonjës Meloni në Madrid dhe nuk mund të imagjinoj që ideja e saj për Evropën të jetë e njëjtë me tuajën. Kemi nevojë për qartësi. E njëjta gjë vlen edhe për sundimin e ligjit, pa të cilin nuk mund të ketë një union”,-tha Nicolas Schmit, kryekandidat i social-demokratëve.
Terry Reintke nga të Gjelbërit ushtroi presion ndaj kandidatit të Ripërtëritjes, Sandro Gozi për mos dëbimin nga grupi partinë Liberale holandeze, VVD, që është gati të hyjë në koalicionin e së djathtës ekstreme në Holandë.
“Më vjen keq ta them, zoti Gozi, por nuk mund t’ju lejoj ta mbyllni me kaq. Ju nuk mund të na thoni neve se do ta zgjidhni këtë çështje pas zgjedhjeve. Mbani një takim të jashtëzakonshëm dhe dëbojeni VVD-në nga grupi juaj”,-tha Terry Reintke, kryekandidat i të gjelbërve.
“Ne jemi të përqendruar tek 9 qershori për t’i fituar këto zgjedhje. Valerie Hayer, kryetarja e grupit tonë parlamentar, ka qenë shumë e qartë për këtë. Ne do të mbajmë një debat të hapur dhe do të diskutojmë ashtu siç i ka hije një grupi. Natyrisht, neve nuk do të na duhet një vit për të vendosur, siç bëri PPE me Orban”,-tha Sandro Gozi, kryekandidat i partisë Ripërtëritja e Evropës.
Kandidati kryesor i së majtës, Walter Baier e vuri theksin tek nevoja për përmirësimin e drejtësisë sociale.
“Besoj se thelbi i problemit të së djathtës ekstreme janë çështjet sociale. Dhe nëse ne nuk garantojmë një jetë dinjitoze dhe vende të sigurta pune për qytetarët nuk do të mund t’i mundim ata në Evropë”.
Dy grupet ekstremiste, ECR dhe Identitet dhe Demokraci, u dëbuan nga debati pasi nuk kanë zgjedhur një kryekandidat për zgjedhjet e qershorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta