Debati presidencial në SHBA, Dritan Nesho: Ishte kaotik dhe pa fitues të qartë
Një debat kaotik, ku të dyja palët përpiqeshin të ngrinin zërin dhe ku moderatori ndërhynte për të ruajtur qetësinë. Kështu mund të përshkruhet debati i parë presidencial mes Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ata nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale kundrejt njëri tjetrit. Drejtori i përgjithshëm i “HarrisX”, Dritan Nesho, komentoi debatin e garuesve për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa tha se ishte një përballje retorike pa një fitues të qartë.
“Ishte debat i çuditshëm. Debat pa debat. Ishte realisht pa një fitues të qartë, sepse ishte kaotik dhe kishte shumë ndërprerje mes tyre’, tha ai.
Duke folur në “Ilva Now”, z. Nesho u shpreh se publiku ka diskutuar mbi perceptimin se kandidati demokrat nuk ishte aq i mprehtë.
“Joe Biden u përfol se nuk ishte shumë i mprehtë, ndërsa Trump doli si figurë më dominuese, së paku në aspektin vizual”, tha ai.
Ai theksoi se elektorati “gri” anon më shumë nga presidenti aktual, Donald Trump.
“Bindjet e votuesve të pavendosur anojnë më shumë nga Trump se sa nga Biden”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta