Zhvillimi ekonomik nuk duhet të jetë peng i nacionalizmit, thotë eksperti
Ekonomisti Safet Gerxhaliu tha për Euronews Albania se debati mes Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me nismën ‘Ballkani i Hapur’ është në dëm të të dyja vendeve.
Sipas tij, Kurti dhe Rama duhet të kuptojnë se mbi interesat e partive duhet të jenë interesat shtetërore dhe mbi interesat shtetërore ato kombëtare, ndaj dora e pajtimit është më se emergjente.
Për ekspertin e ekonomisë, përpara se të shkohet në një nismë të bashkëpunimit ekonomik siç është edhe ‘Ballkani i hapur’, duhen hequr të gjitha barrierat e mundshme, në mënyrë që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor të shkojë si shtete të barabarta.
Z. Gërxhaliu tha se radikalizmi dhe nacionalizmi i shtuar së fundmi në Shqipëri dhe Kosovë nuk u sjell asnjë të mirë vendeve nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik.
“Nisma ‘Ballkani i hapur’ ka tri dimensione; atë politik, ekonomik dhe integrues të tria të rëndësishme për Kosovën. Emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk bëhet kjo Ballkani do të jetë peng. Ndaj është koha kur duhet të mendohet për ardhmëri dhe ardhmëria është që të gjithë të jenë barabartë”, u shpreh z. Gërxhaliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: “Ballkani i Hapur”, lë mundësi për ndikime nga Rusia dhe Kina
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)