“Dëgjoj zëra, flas me djallin”- Dëshmia e 52-vjeçarit që vrau të riun nga Lezha
Alfons Kola, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare humbiu vra 10 ditë më parë në Itali, pasi u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, në provincën e Breshias.
33-vjeçari u transportua me urgjencë në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Megjithatë ai nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia arrestoi një orë pas ngjarjes autorin e vrasjes, 52-vjeçarin Petrit Gega, bashkëatdhetar me të riun shqiptar.
Mediat italiane kanë zbardhur deklarimet e Gegës përballë grupit hetimor. Autori i krimit nuk zbuloi motivet se përse e qëlloi bashkëatdhetarin e tij.
“Dëgjoj zëra, shoh djallin, dua të flas me një ekzorcist”, këto janë disa nga deklaratat e raportuara nga Giornale di Brescia , të dhëna para hetuesve nga 52-vjeçari.
Sipas asaj që u zbulua nga hetuesit italianë, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh. Nuk përjashtohet mundësia dhe e një konflikti në të kaluarën ose inate të vjetra mes dy personave të cilët janë të dy me origjinë nga fshati Kallmet i Lezhës.
Mësohet se trupi i të riut ka mbërritur këtë të shtunë në Shqipëri, ku u mbajt dhe ceremonia mortore.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë