Vrasja e 33-vjeçarit në Itali, autori ‘kyç gojën’. Fqinj me viktimën në Shqipëri

2 Qershor 2023 | 10:44

Alfons Kola, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën të enjten në Itali, pasi u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, në provincën e Breshias.

33-vjeçari u transportua me urgjencë në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Megjithatë ai nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia arrestoi një orë pas ngjarjes autorin e vrasjes, 52-vjeçarin Petrit Gega, bashkëatdhetar me të riun shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se Gega nuk pranuar të flas përballë grupit hetimor mbi motivet e krimit të rëndë.

Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh me njëri tjetrin dhe ishin fqinj në të njëjtin fshat në zonën e Lezhës.

Policia po vijon hetimet duke pyeur miqtë e përbashkët për të hedhur më shumë dritë në lidhje me konfliktet e mundshme mes autorit dhe viktimës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026