‘Dëgjoni të qarat e Tokës’, mblidhet në Glasgow samiti për ndryshimet klimatike

31 Tetor 2021 | 16:57

Samiti i shumëpritur i ndryshimeve klimatike COP26 ka nisur në qytetin skocez të Glasgow. Delegatë nga rreth 200 vende marrin pjesë për të bërë me dije se cilat janë masat që do të ndërmerren për të ulur emetimet deri në vitin 2030 dhe sesi do të ndihmohet planeti ynë.

‘Veproni tani’ është thirrja e mijëra aktivistëve nga e gjithë bota që janë mbledhur në Glasgow në përpjekje për të ushtruar presion mbi liderët botëror.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Biden, ai frances Macron e jo vetëm. Kthimi i Shteteve të Bashkuara, ekonomisë më të madhe në botë, në bisedimet e OKB-së për klimën do të jetë një ndihmë për konferencën, pas një mungese katërvjeçare nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

Me ngrohjen e klimës për shkak të emetimeve të karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të shmangur një katastrofë klimatike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se samiti do të jetë “momenti i së vërtetës në botë”.

Në meshën e së dielës nga Vatikani edhe Papa Francesku u bëri thirrje liderëve që marrin pjesë në samit dhe të dëgjojnë të qarat e Tokës dhe të të varfërve. Ati i Shenjtë gjatë lutjes së tij tha se shpreson që takimi do të jepte “përgjigje efikase dhe do të ofronte shpresë konkrete për brezat e ardhshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026