Dehet 28-vjeçari në Kurbin/ Del me automatik në rrugë, kërcënon qytetarët dhe dëmton pronat
Një 28-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi u konstatua i dehur dhe i armatosur me një armë kallashnikov, ndërsa kërcënonte qytetarët në rrugë dhe thyente xhama biznesesh dhe automjetesh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas të armatosur që lëvizte me armë zjarri automatike, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Reagimi’. Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Në gjendje të dehur dhe me armë në dorë, ai kërcënoi disa qytetarë dhe theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali. Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale