Deklarata e Abazaviç për Serbinë, Berishaj: Shqiptar me prejardhje, jo me qëndrime

17 Qershor 2024 | 14:14

Profesori Nikollë Berishaj, i ftuar në Euronews Albania, komentoi intervistën e ish- kryeministrit të Mali të Zi i cili shpjegoi pse shprehu mbështetjen për ekipin e Serbisë pak para ndeshjes me Anglinë.

Berishaj tha se deklarata e ish- kryeministrit nuk e kishte habitur, përkundrazi ai tha se Abazović ka treguar gjithmonë mbështetje ndaj Serbisë.

Ai shtoi se Abazović ka bërë kapërcime të tilla ku në Shqipëri prezantohet si Abazi dhe në Serbi prezantohet si Abazović, dhe se fjalët tij nuk i beson aspak.

“Për të dyja deklaratat Abazović nuk më ka habitur shumë. Ai i tillë njeri është që bën kapërcime deklarative prej njëra anë në tjetër. Në televizionet shqiptare ai është Abazi, ne televizionet serbe është Abazović. Ai është shqiptar me prejardhje, por jo me qëndrime politike.

Nëse i shikojmë veprimet e tij politike vetëm në Mal të Zi nuk do të pajtohesha që ai mbështet rajonin, përkundrazi nuk mbështet as Malin e Zi. Nuk jam i bindur që po vepron mirë për rajonin. Nuk pajtohem aspak praktikisht me atë thënie që po lufton për  rajonin dhe se do të bëjë një tifozllëk jo aq të fuqishëm për Serbinë”, tha Berishaj.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026