“Jam tifoz i Shqipërisë”- Abazoviç sqaron deklaratën se mbështet Serbinë në Euro2024
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Dritan Abazoviç, ka sqaruar deklaratën që bëri jehonë në të gjitha trevat shqiptare se në Euro 2024 mbështet Serbinë.
Abazoviç theksoi që në nisje të intervistës se është një tifoz i Shqipërisë dhe ndodhet në Gjermani për të mbështetur kombëtaren kuqezi.
Ai nënvizoi se deklarata e tij për gazetarët e televizionit shtetëror serb Dushan Albjaniç dhe Predrag Strajiniç është nxjerrë jashtë kontekstit.
Abazoviç theksoi se në intervistën për televizionin serb tha se është tifoz i Shqipërisë, por kur u pyet se kë mbështet në sfidën Angli- Serbi, zgjodhi këta të fundit.
“Duhet të më prezantosh si tifozin e Shqipërisë, pasi nnë kam ardhur në Dortmund për të parë Shqipërinë. Gjithashtu e kam shfrytëzuar rastin duke qenë se kemi mbërritur në Gjermani, shkuam dhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë. Në të ardhmen do jemi dhe në një ndeshje mes Kroacisë dhe Italisë. Ashtu sikurse kam ardhur të mbështet Shqipërinë, duke qenë se mbështet një politikë paqësore, kam simpati edhe për skuadra të tjera të rajonit. Këtë moment vetëm Serbia dhe Kroacia janë këtu, por shpresoj në një kampionat tjetër do të jetë Mali i Zi, Bosnja apo Kosova. Ai është qëllimi i asaj deklarate. Për televizionin shtetëror të Serbisë kam thënë se kam ardhur të mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kundër Anglisë kam tifozllëk më të fortë ndaj Serbisë. I uroj sukses dhe ekipeve të tjera në këtë kompeticion”, tha ai.
Abazoviç tha se shpreson që Kombëtarja shqiptare të rikuperojë humbjen ndaj Italisë dhe të kualifikohet për më tej në Euro 2024.
“Shqipëria ka treguar se ka marrë një simpati mjaft të madhe jashtë Shqipërisë. Çfarë kemi parë deri tani janë tifozët më të mëdhenj në numër. Shqipëria ka treguar një energji të re, sa i takon lojës ne kemi gjithmonë pritshmëri të madha, por Italia është një kampione bote, me Kroacinë dhe Spanjën ka për të qenë më ndryshe dhe mund të shpresohet që Shqipëria të kaloj në fazën tjetër të kampionatit.
Takova shumë njerëz prej trevave të ndryshme, edhe prej Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi. Shqipëria ka mbështetje të jashtëzakonshme, ata janë lojtari i 12-të i skuadrës”, tha Abazoviç.
Çfarë deklaroi në televizionin shtetëror serb:
Do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet!
LEXO GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro