Deklarata e ambasadores Kim, Mziu: Është alarm për Rilindjen
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se pakënaqësitë brenda PD-së janë shumë të mëdha, por para kundërshtarit politik duhet të bëhen bashkë.
“Pakënaqësitë brenda PD-së janë të mëdha dhe në bazë, por unë besoj që kur vjen momenti për t’u përballur me kundërshtarin politik, i tejkalojnë këto ndasi të brendshme. Nuk ka kohë për të bërë eksperimente dhe për të mbajtur inate. Secili, duke filluar nga qendra deri në bazë, duhet të gjejë modalitetin. Duhet të ishte zgjidhje e mirë bashkimi i PD-së, heqja dorë nga ankimimet”, u shpreh Mziu.
Ndërkohë, ai komentoi edhe deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila deklaroi se është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.
Deputeti tha se ky reagim i ambasadores është një alarm për Rilindjen.
“Ka 10 vite që është në pushtet kjo maxhorancë, dhe nuk besoj që sistemi i drejtësisë mund të vendoset në pozitë të vështirë nga opozita. Është një alarm për Rilindjen, për kryeministrin që jo pak herë e vendos para përgjegjësisë sistemin e drejtësisë”, u shpreh Mziu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta